Rama i pari, kush janë dy kandidatët që renditen pas tij që ua kaluan edhe “gjeneralëve” të PS-së për vota

Kur tashmë numërimi i kutive të votimit po shkon drejt fundit, kanë filluar të numërohen edhe votat për kandidatët respektivë.

Për PS-në, deri më tani, kandidati më i votuar është Edi Rama në qarkun e Vlorës me 10 046 vota.

Kandidati i dytë më i votuar është Aurora Mara në Dibër me 8765 vota.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa në vendin e tretë renditet Saimir Hasalla me 5778 vota në qarkun e Elbasanit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më pas në vendin e  katërt Damian Gjiknuri me 5531 vota në Vlorë, i pesti Niko Peleshi në Korçë me 5477 vota.

Në vendin e gjashtë renditet Gerta Duraku në Kukës me 5368 vota dhe në vendin e shtatë Blendi Klosi me 5345 vota në Berat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?