Rama i përgjigjet Bashës: Mos humb kohë me dokrra, po le të vazhdojmë punën e nisur! Mos harro, s’presim dot gjatë

Kryeministri Edi Rama i përgjigjet sërish kryedemokratit Lulzim Basha për ndryshimet kushtetuese, teksa ky i fundit e paralajmëronte se pas zgjedhjeve të ardhshme do të përfundojë në burg.

Rama e quan shumë të nxituar reagimin e Bashës, ndërsa shton se “Kërcënimet për konflikt e për fatura kostosh personale, tregojnë humbje të busullës”.

Reagimi i Ramës:

“@lulzimbasha_al reagimi yt ndaj ftesës sime për të vijuar punën bashkarisht dhe reflektuar në Ligjin Zgjedhor risitë kushtetuese është shumë i nxituar! Kërcënimet për konflikt e për fatura kostosh personale, tregojnë humbje të busullës! Në emër të shqiptarëve vendos Parlamentit. Prandaj mos humb kohë me dokrra të vjetra,duke përsëritur po atë avaz që ju ka çuar nga humbja në humbje, po le të vazhdojmë punën e nisur. 5 qershorin aty e ke, top në Ligjin Zgjedhor,ku tani duhet të integrojmë edhe 30 korrikun!Ta bëjmë së bashku e mos harro,s’presim dot gjatë!”, shkruan Rama.

SHKARKO APP