Rama i përgjigjet Bashës për testet: Vazhdon ia fut kot, pikë!
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Shqipërisë 30 mijë teste të COVID, duke thënë se kjo gjë e lumturon shumë.
Në një reagim në “Twitter” Rama i kthen përgjigje rivalit të tij politik, Lulzim Basha, teksa thekson se ky i fundit sërish po ia fut kot. Sipas kreut të qeverisë numri i testeve që bëhen në vendin tonë nuk kushtëzohet stoku.
“Patjetër na lumturon reagimi pozitiv i SHBA për ta adresuar ndihmën bujare në funksion të stokut të testeve!Po kjo s’dmth fare se numri i testeve që bëhen kushtëzohet nga stoku.Nqs Komiteti Teknik do thoshte 2000 teste në ditë do kishte 2000 në ditë! LBPD vazhdon ia fut kot.PIKË!”,- deklaron Rama.