Rama i përgjigjet protestës së PD me fjalimet e Berishës: Ky refren vazhdon për 25 vjet

 

Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën sot në Kuvend gjatë kohës që PD protestonte jashtë Kuvendit. Ai ka zgjedhur fjalime të ish-Kryeministrit Sali Berisha gjatë viteve të mëparshme. Rama citoi fjalime në Kuvend të vitit 1998, 2000, 2002, kur akuzonte Ilir Metën dhe Pandeli Majkon.

“Është një debat që vazhdon prej 25 vjetësh për medaljet dhe kriminalizmin e Partisë së Punës. “Ju ndërtoni vila dhe të tjerët rropatën në bunker dhe bodrume, Sali Berisha 1999”. “Këtu në këtë Parlament dhe më që sot buxhetin dilni para shqiptarëve me këtë buxhet me moralin e hajdutit me mungesën e plotë përgjegjësisë. Ju rikthyet varfërinë tuaj mjeruese të kohës së diktatores. Shqipëria renditet me Ugandën z. Meta, Sali Berisha në vitin 2000 në këtë Parlament”,- tha Rama.

Në sallë gjatë kohës që fliste Rama ka pasur reagime të ashpra nga deputetët e PD.

Rama tha se “ky refren vazhdon prej 25 vitesh”.

Duke folur për medaljen e persekutorëve të regjimit komunist, Rama tha se “PD-ja është shumë vonë. Ne e kemi marrë vendimin jo vetëm për të tërhequr dekretin e Saliut, por edhe për të mos lejuar më që të tjerë pas nesh të bien pre e të njëjtit qorrsokak”,- tha Rama.

Pas Ramës në Kuvend është ngritur për replikë ish-kryeministri Berisha. Ai tha se Kryeministri duhet të “lexojë mirë flakët e bunkerit dhe mesazhin e tyre”.

Kryeministri Edi Rama ka marrë sërish fjalën dhe i ka kujtuar Berishës së është ai njeriu që i ka dhënë pension të posaçëm Nexhmije Hoxhës dhe persekutorit të At’ Zef Pllumit

“Si ka mundësi del këtu dhe lexon ligji dhe pastaj thua; ligji është në rregulle e shkelëm në”. Por unë them; pse e shkele ti ligjin? Ja ku e ke? Lista e veteranëve që përfitojnë statusin sipas ligjit që zotrote këtu 7874 datë 17 nëntor 1994 dhe VKM nr. 190 3/5 1995. Ja ku është vendimi i qeverisë tënde. Ti se ke problem ti shkelësh ligjet e kë treguar, por pensionet e posaçme për Nexhmien, Aranitin, këtë torturuesin e Padër Zëfi, si të shpëtuan ato, ty që s’të shpëton asgjë. Pse u kujtove tani?”, tha Edi Rama. 

Lexoni lajme të tjera për protestën në "Koha Jonë"

FOTO nga protesta e PD para Kuvendi

Parrulla në protestë: “Rama, kujdes nga veriorët

Në PD shfaqen dhe maskat e bardha

Masat për protestën e PD-së, policia rrethon Kuvendin 

Ndocaj: Protestoni para selive të partive

Topalli: Anuloni dekoratat e xhelatëve

Qëllohet me vezë shefi i Komisariatit Nr. 4

Berisha: Nuk mund të ruajmë gjakftohtësinë e turmës

Lista e pr.ligjeve që pritet të votohen sot

SHKARKO APP