Rama i përgjigjet Spahisë: Shkodrës nuk i kanë munguar kurrë fondet

Shkodra e konsideruar një bastion i djathtë e ku socialistët kërkojnë të bëjnë historinë, është ndalesa e fundit e kryeministrit Edi Rama në turin e takimeve elektorale për 14 Majin. Krah Benet Becit, Rama iu përgjigj akuzave të Bardh Spahisë, se kjo qeveri nuk i ka financuar shumicën e projekteve vetëm pse kjo bashki është e djathtë.

“Ne Shkodrës nuk ia kemi kursyer fondet asnjëherë, se rrugën Shkodër-Velipojë, nuk e bëri Beneti me Zotin Berisha siç i thotë, por e bëmë ne, është një investim strategjik. Ai kanë marrë lekët e shpronësimit njerëzit? Se dhe këto lekë ia dha qeveria Bashkisë Shkodër.

Ai e ka pasur shumë të thjeshtë detyrën se ka pasur njerëz plot që ia kanë marrë sapunin që e kanë ngrënë për djath parmixhan. Shkodra i ka dhënë mbështetje të verbër atij që Beneti i thotë Zoti Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkodra dhe pse ka nga Zoti apo nga natyra më shumë se të tjerët, ka sot më pak se gjithë të tjerët. Askujt tjetër Zoti nuk i ka dhënë atë që i ka dhënë Shkodrës. Këtu nuk ka funksionuar vota”, tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?