Rama i përsërit Bashës ftesën për bashkëpunim: Jam gati të shkoj përtej ndasive
Edhe pse është në fushatë për të këruar një mandat të tretë qeverisës, në takimin e kësaj të enjte me të rinjtë e Kamzës, kryeministri Edi Rama u ndal sërish tek ftesa drejtuar Lulzim Bashës për të bashkëpunuar.
”Një gazetar më pyeti a je gati të bashkëpunosh me Bashën, patjetër por me një kusht të ndahet nga Berisha e Iliri. Lulzim Basha përgjigjet dhe përgjigjja e tij është pohimi i faktit se ai nuk është lider por udhëndjekës i Saliut dhe Ilirit”,-tha Rama.
Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama tha se është gati të shkojë përtej ndasive. ”Unë për Shqipërinë e shqiptarët jam gati të shkoj përtej të gjitha ndasive, por që ta bësh këtë duhet të jesh lider udhëheqësh, të kesh vizionin e të ardhmes, të rrish pa gjumë kur njerëzit janë pa çati e pa gjumëm të jesh mishërimi i atij karakteri shqiptar që adhurojmë në rrëfimet e prindërve”.