Rama i premtoi banesë, familja me 9 anëtarë në Vidohove jeton në çadër

Ajo që i trembeshin më së shumti ndodhi. Dimri i gjeti pa çati mbi kokë shumë banorë të zonave të prekur nga tërmeti i 1 qershorit në qarkun e Korçës.

Një prej tyre është edhe familja Xhihani në Vidohovë të Devollit. 9 anëtarët e saj jetojnë në këtë çadër në oborrin e shtëpisë së shkatërruar.

Kryefamiljari i moshuar me lot në sy thotë se premtimi ndaj tyre nuk u mbajt.

“Këto 6 muaj, asgjë për mua nuk është lidhur. Asnjëri nuk pyet se ku jam.”

Jetesa në çadër thonë se ka qenë e vështirë prej fillimit, ndërsa tashmë është bërë gati e pamundur për shkak të temperaturave që në juglindje natën bien nën zero.

“Ku të fle unë 9 veta në një çadër, ne ngordhmë”

“-10 brenda në çadër”

Situata në të cilën kanë mbetur i ka bërë edhe dyshues për selektivitet në përzgjedhjen e radhës për rindërtimin apo rikonstruksionin e shtëpive.

“Atje kanë vënë dorë, mua nuk e di. Nuk e analizoj dot, unë as kam vrarë as kam prerë”

Me gjasë në çadër do të kalojnë edhe Vitin e Ri, por këtë herë për këtë familje nuk do të ketë Festë, ndryshe nga dy familje që këto ditë kanë marrë çelësat e shtëpisë së re

“Le të vijnë festat, unë nuk i gëzoj dot”

Mbi 100 shtëpi u shemben nga tërmeti i 1 qershorit në Korçë dhe mbi 500 të tjera u dëmtuan.

7 muaj pas asaj kohë dhjetëra familje mbeten pa çati ndërsa qindra të tjera presin kompensimi e premtuar.

SHKARKO APP