Rama i rikthehet debatit: Të shkrihen Drejtoritë e Bujqësisë, t’i kthejmë në struktura informimi

Në një kohë që vendi kërcënohet nga përmbytjet sa herë bie shi, kryeministri Edi Rama gjen çdo formë për të shmangur përgjegjësitë e krijuara nga kohët e fundit, duke rikthyer debate të së shkuarës mbi formën që duhet të ketë Ministria e Bujqësisë.

Rama tha sot se fermerët nuk përfitojnë nga fondet pasi nuk kanë informacion dhe nuk dinë ti marrin. E për këtë, tha Rama, duhet të shkrihet Drejtoria e Bujqësisë dhe ajo të zëvendësohet me struktura informimi.

Gjatë një takimi me studentët e Universitetit Bujqësor, Rama i bëri thirrje atyre që të përfshihen në asistencën e fermerëve për  të plotësuar dokumentacionin për të marrë fondet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama: Ju themi fermerëve ja ku i keni fondet, hajdeni merrini. Nuk i marrin dot sepse nuk dinë si merren sepse së pari duhet të informohen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prandaj unë kam qenë dhe mbetem i paduruar që të shkrihen drejtoritë e bujqësisë dhe të zëvendësohen nga struktura informimi që janë pranë fermerëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?