Rama i sulet Senatit: Jeni bishti i fundit i kavallit, s’ka faj reforma
Kryeministri Edi Rama në një takim me Senatin e Universitetit të Tiranës, ka folur për përplasjen që ka ndodhur mes qeverisë dhe Universitetit pas vonesave të pagave të pedagogëve dhe stafeve.
Sipas Ramës, ky takim ishte kërkuar nga disa pedagogë në studio televizive, të cilët mungonin sot dhe kjo tha Rama është e pajustifikueshme.
“Askush nuk e merr dot peng reformën dot, as me shfaqje as me firma as me shqetësime sado legjitime të jenë, shqetësimet kanë mundësi të shprehehen… se problemi themelor që ka sot unversiteti është me vetveten, as me qeverinë as me legjislacionin, është një sfidë e re e tij e autonomisë së zgjeruar”, tha Rama.
Rama tha se Universiteti i Tiranës “është bishti i fundit i kavallit i Universiteteve të Shqipërisë”. “Universiteti i Tiranes nuk doli mirë nga akreditimi, dhe nuk e bënë ekspertët e PS-së, as kushërinjte e mij apo të Dhori Kules, sfida është që në testimin tjetër çështjet e ngritura të jenë adresuar, jeni bishti i gjithë Universiteteve të Republikës së Shqipërisë, sipas britanikëve, kushërinj këtu britanikë nuk ka, ndaj i morëm nga Italia që mos dilnim kushërinj. Për këtë s’ka faj as reforma, as ligji as aktet nënligjore dhe besoj nëse flasim për përgjegjësi hajde ta ndajmë, por secili në pozicionin e vet”.
KOHA JONË SONDAZH

