Rama: Ia kaluam kohës së Enver Hoxhës, kooperativave bujqësore!
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme gjendet në Sarandë ku po prezanton skuadrën për zgjedhjet e 25 Prillit.
Gjatë fjalës së tij, Rama krahasoi punën e qeverisë gjatë dy mandateve me kohën e kooperativave bujqësore të diktatorit Enver Hoxha.
Me bindje Rama deklaroi se në Divjakë falë punës së qeverisë prodhohet më shumë se gjatë kooperativave bujqësore.
Ishim në disa pika të tjera të kësaj zone ku pamë nga afër ndryshimet e kësaj zone që nga uji 24 orë në Delvinë.
Falë punës së bërë sot në këto zona prodhohet më shumë se në kohën e kooperativës.
Ngjitja kërkon sforco të madhe, kërkon durim të madh, shpesh herë, për këtë arsye vjen tundimi për tu kthyer dhe për tu ndaluar.
Ndoshta tundohesh të zgjedhësh një rrugë më të lehtë, por nuk ka një rrugë më të lehtë se sa të vazhdosh të rrugën drejt ngjitjes.