Rama ia thotë në sy Lelës: Nuk të dhunoi njeri, mund të përdornin edhe shkopinj gome ndaj teje

Kryeministri Edi Rama është detyruar të përballej me gazetarin Alfred Lela në emisionin “Real Story” në News 24, i cili u dhunua shtazërisht nga policia në ditën e parë të protestës në mbrojtje të Teatrit.

“Nuk shikoj asnjë akt dhune aty, por shikoj një shfaqje teatrale të viktimizimit. Policia bëri detyrën, e neutralizoi atë pa pasur nevojë të përdorej edhe shkopi i gomës, por edhe mund të përdorej, pasi në të gjithë botën përdoret shkopi i gomës në protesta”, tha Rama.

Sipas Ramës, ka qënë gazetari ai që ka shkelur rrethimin e policisë, ndërsa kjo e fundit bëri vetëm detyrën.

“Jo vetëm që nuk shoh dhunim të qytetarit, por shikoj një fragment të të gjithë teatrit të viktimizimit që u vu në skenë për mediat qysh se i doli gjumi atyre që do ta mbronin me trupt e tyre dhe deri në fund duke u përpjekur të ngrenë një re të zezë perceptimi mbi policinë. Nëse flasim për dhunë, ajo ka një mënyrë për tu përcaktuar Pyetja e parë që më vjen kur shoh videot: Cfarë kërkon qytetari Lela që shkon dhe kap për dore tre punonjëse policie? Për cfarë u shkoi zoti Lela punonjëseve të policisë?

Sipas ligjit, kur policia përballet me turmë protestuesish nuk njeh individë, individë që kapërcejnë gardhin,…për cfarë e kapërceu gardhin, për cfarë shkoi ky burrë atje për të kapur vajzat police? Policët burra e nxorën sic e meritone dhe e shtrinë për tokë për ta neutralizuar pa përdorur shkopinj gome. Dhuna është goditja, policia bën detyrën, policiët e tërhoqën dhe bën shumë mirë sic do bënte ky me ato vajza”,- tha Rama.

SHKARKO APP