“Rama ik”, demokratët e Roskovecit “përshëndesin” kryeministrin nga Italia
Një grup shqiptarësh që jetojnë e punojnë në Ferrara të Italisë, edhe pse larg janë Atdheut, shprehen të vendosur të mbështesin opozitën deri në largimin përfundimtar të Edi Ramës nga qeverisja.
Që të gjithë, banorë të Sukut në Roskovec, shprehen se në zgjedhjet e 13 tetorit do vijnë masivisht për të votuar Partinë Demokratike.
Në një video të publikuar ata shihen teksa bërtasin: “Rama ik” dhe “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.
Video të tilla janë kthyer në virale në rrjetet sociale, me shqiptarë nga mbarë bota që kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë së tij.
KOHA JONË SONDAZH

