“Rama ik”/ Fieri proteston: Jep dorëheqjen para shqiptarëve sa nuk është vonë

Qytetarë të shumtë të Fierit kanë dalë këtë pasdite në rrugët e qytetit për ti kundërshtuar praninë e kryeministrit Rama, i cili do të marrë pjesë në një miting elektoral në këtë qytet.

Siç duket edhe nga pamjet filmike qytetarët janë të shumtë dhe ata lëshojnë thirrje ‘Rama ik’.

Drejtuesi i Partisë Demokratike në Fier, Luan Baçi gjatë fjalës së tij u kërkoi protestuesve të mos i përgjigjen provokimeve të personave të infiltruar në mes të tyre nga Policia e Ramës

Swiss Digital Desktop Reklama

“Larg çdo konflikti. Manifestim për të drejtat tona. Mos ju përgjigjni provokimeve të policisë me incidente të porositura.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pasi kanë porositur që të fusin njerëz në mes të protesteesve për të provokuar.

Po i paralajmërojmë jemi këtu për të protestuar paqësisht

Ne jemi sot maxhorancë. Nuk ka nevojë për dhunë. Atë po e bëni ju.

Nuk do ndalojmë deri në qëllimin tonë, zgjedhje të lira, të drejta për votën e lirë, për punë, për arsim.

Z. Rama është mirë të jepni dorëheqjen në sy të qytetarëve të Fiert dhe të gjithë Shqipërisë.

Më kot bëni miting me karrige të marra borxh nga shkollat dhe i bëni presion administratës. Ata i keni punonjës të administratës që i keni dhunuar dhe kërcënuar me heqjen e bukës së fëmijëve,”- tha Luan Baçi në fjalën e tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?