“Rama ik”, protestuesit me pankartë gjigante shkojnë në këmbë para kryeministrisë
Aktualitet E Diel, 26 Shtator 2021 02:14
Ka nisur grumbullimi i protestuesve të thirrur nga opozita në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Qytetarë nga njësia 7 në kryeqytet po përshkojnë në këmbë distancën nga “21 dhjetori” tek sheshi Skënderbej.
Me një pankartë gjigante të vendosur para rreshtit të protestuesve dhe thirrje “Rama ik” ata kanë mbushur “Rrugën e Kavajës” për t’iu bashkuar protestuesve të tjerë në Bulevard.
KOHA JONË SONDAZH

