”Rama ik”, tregtarët e Shkodrës kyçin dyqanet: Jemi në borxhe

Biznesi në Shkodër i ka vënë çelësin dyqaneve për një orë, duke u bërë pjesë e protestës në të gjithë vendin. Të gjithë tregtarët ulën qepenat në shenjë proteste kundër vendimit të qeverisë për uljen e pragut të vetëdeklarimit të TVSH-së.

Tregtarët kanë kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama, me pretendimin se nuk përballojnë dot taksat. ”Ne jetojmë me borxhe. I kam atletet aty, asnjë s’kam shitur. Si mund ta mbaj familjen. Qeveria mos të na i shtojë taksat, sepse nuk jemi të zotët të mbajmë familjet. Gjysma e tregtarëve këtu janë me borxhe në Tiranë”, tha njëri prej tregtarëve.

Ata refuzojnë të paguajnë Tatim mbi Vlerën e Shtuar, skemë në të cilën u futën që prej 1 prillit. Me bizneset është edhe opozita, e cila prej ditësh ka bërë thirrje për mospagimin e TVSH-së si një formë të mosbindjes civile.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?