Rama inkurajon “çunat e shkathët”: Ikni futini një vizë për PS
Kryeministri Edi Rama gjatë mitingut në Elbasan, i ka bërë thirrje “çunave të shkathët”, që të kenë kujdes ditën e zgjedhjeve, sepse sipas tij nëse do bëjnë ndonjë dëm ditën e votimeve, atëherë nuk do dalin më kurrë nga Shqipëria.
Rama tha se çunat e shkathët të Elbasanit kanë qejf të lëvizin në Europë, por kjo do t’u ndalohet nëse do të prekin zgjedhjet.
“Çunat e shkathet të Elbasanit, që keni qejf të lëvizni, në Itali, Holandë, Francë , etij.
Kush e ka për zemër të shkojë të votojë, kush e ka përzemërt ti fusë një vizë PS dhe Gledit, ti fus një vizë. Por kujt i rreh zemra të bëj ndonjë dem, ikni çuna, ikni se nuk keni për të dalë më kurrë nga Shqipëria”, tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

