Rama inspektim në QSUT, Manastirliu: Dëme të vogla në mure

Kryeministri Edi Rama së bashku me Ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kanë inspektuar ambientet tek Qendra Spitalore Universitare ”Nënë Tereza”, pasi tërmeti tragjik preku edhe godinat në këtë spital. Janë konstatuar dëme tek Kardiologjia, që sipas Manstirliut, puna po vijon me proces të përshpejtuar për ta rikthyer në normalitet. ”Ka disa dëme të vogla në mure, por jo në strukturë. Kemi 5 qendra shëndetësore të vjetra që janë jashtë përdorimit. Fatmirësisht asnjë pacient nuk mbeti i lënduar nga tërmeti. Me dëme serioze ka dalë pas akt-ekspertimit spitali i Laçit. Pacientët e spitalit të Laçit janë transferuar në Lezhë”.

SHKARKO APP