Rama inspekton kantierin ku do ndërtohen 300 apartamente në Kavajë

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar një tjetër zonë në Kavajë, ku është hapur kantieri i rindërtimit të një zone me blloqe pallatesh.

I shoqëruar nga ministri për Rindërtim, Arben Ahmetaj, Rama theksoi se në këtë bllok do të ndërtohen 300 apartamente dhe do të ngrihen 100 njësi shërbimi nga themelet me standardet më të larta. Mes të tjerash, Rama teksa u njoh me projektin në fjalë, theksoi se nga fatkeqësia duhet të nxjerrim më të mirën.

“Të nxjerrim më të mirën e mundshme nga fatkeqësia. Se tjetër nuk kemi çfarë bëjmë”,- tha Rama.

SHKARKO APP