Rama inspekton në terren, e nis ditën me kafe dhe merr kuponin tatimor (FOTO)

Kryeministri Rama ka zbritur në terren për të ndjekur nga afër aksionin kundër informalitetit. Bashkë me Drejtoren e Tatimeve, kreu i qeverisë ka nisur ditën me një inspektim në kafet e ish-bllokut, nga ku u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin kuponin tatimor për të ndihmuar në fuqizimin e financave.

Dhe për të treguar që lufta ndaj informalitetit nuk është vetëm një kapricio, Rama zgjodhi të konsumonte kafen e mëngjesit në lokalin me të njëjtin emër.

Tirane- Pas paralajmërimeve në nisje të aksionit kundër informlaitetit, kryeministri Rama ka zbritur në terren për të parë nga afër situatën. Zyra e shtypit e kryeministrisë shpërndau planet e inspektimit të kreut të qeverisë në lokalet e ish-bllokut, ku Rama ka pirë edhe një kafe me Drejtoren e Tatimeve Brisida Shehaj.

Edi Rama: Faktikisht, nëse në Shqipëri sot, po marrim një mesatare shumë të thjeshtë, pihen 1 milionë kafe dhe shishe uji në ditë dhe marrim një çmim shumë mesatar, me ulje, një mijë lekë (të vjetra), e dini sesa është shumë që shkon në drejtim të paditur në vend se të shkojë në arkën e shtetit, për t’ju kthyer individit si qytetar në formën e investimeve dhe të shërbimeve? Është 61milionë dollarë vetëm nga kjo. Ku shkojnë këto 61 milionë dollarë? Këto shkojnë në drejtim të paditur dhe janë evazioni i madh, nuk janë thjesht e vetëm evazioni i vogël i kafes. Nga ana tjetër, edhe vetë të vegjlit kanë një interes në këtë rast që ta japin kuponin, sepse ulin barrën në të cilën përfshihen praktikisht bashkë me qytetarin për shkak të të mëdhenjve.

Edhe njëhere Rama theksoi se aksioni nuk bëhet kundër biznesit të vogël

Edi Rama: E gjithë përpjekja për ta përshkruar këtë operacion historik si një operacion kundër të vegjëlve është një përpjekje sa injorante, aq edhe hileqar, ose të dyja bashkë.

Sepse, në fakt, duke marrë kuponin tatimor ne mbyllim shtegun për evazionin e të mëdhenjve.

Rama dha edhe një përgjigje për radhët e gjatë në QKR.

“QKR shërben me orë të zgjatura, por do të kishte qenë më mirë që të regjistroheshin kohë më parë”

SHKARKO APP