Rama inspekton punimet në parkun e Shtëpisë së Pavarësisë në Vlorë: Do mbillen 1000 pemë!

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar këtë të diel punimet në kantierin e Parkut të Shtëpisë së Pavarësisë në Vlorë. Me anë të një postimi në rrjete sociale, kreu i qeverisë shkruan se në këtë park do të mbillen afro 1000 pemë të llojeve të ndryshme.

Rama bën me dije se për pak javë do të hapet kantieri i Portit Turistik i cili sipas tij, do të bëhet burim i rëndësishëm i të ardhurave për qytetin bregdetar.

“Në kantierin e Parkut të Shtëpisë së Pavarësisë, ku do të mbillen afro 1000 pemë të llojeve të ndryshme dhe do të krijohet një hapësirë fantastike urbane, ndërkohë që për pak javë hapet kantieri i Portit Turistik bashkëngjitur, i cili do të bëhet një burim i rëndësishëm të ardhurash për qytetin që do të jetë një prej motorëve të fuqishëm të ekonomisë kombëtare” ,shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?