Rama, investitorëve: Duam para jo tulla, transparencë për çdo fond

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e qeverisë ditën e sotme në kuadër të masave për familjet e prekura me tërmetin theksoi që do të jenë transparent me fondet.

“Ne këtu duam që çdo gjë të kanalizohet, pra kush do të bëjë, çfarë, natyrisht që këtu janë grupe të pavarura nga njëra tjetër. Organizatat do të bëjnë punën e tyre ama në tryezë do të planifikojmë së bashku, do të përcaktojmë standardet sepse çdo gjë që do të lindë nga ky proces dhe çdo gjë që do të përfshihet në programin e rindërtimit do të jetë me standarde të rëna dakord”, tha kryeministri.

Ndërkohë që për investitorët Rama tha që nuk duan tulla, por para për të prekurit nga tërmeti.

“Atyre ndërtesë që ofrojnë që unë do të bëjë kaq, unë do të ofroj kaq apartamente për të ndërtuar, faleminderit shumë, por duam lekët në fondin e ngritur përmes adresës unike. Nuk duam tulla me klering në këtë marrëdhënie sepse dua të garantohemi që çdo gjë që do të behet në emër të ringritjes nga fatkeqësia të jetë e kontrolluar dhe e standardizuar dhe transparente”.

Gjatë mbledhjes së qeverisë Rama theksoi edhe reduktimin e taksës mbi fitim në 15% në formë donacionesh.

“Donacionet për fatkeqësi të jenë shpenzime të zbritshme nga të ardhurat e biznesit në masën 8%. Është thjeshtë një ndryshim, pasi ne e kemi përqindjen për donacionet. Ndërkohë që duke marrë edhe ne pjesë në ndarjen e barrës duam të reduktojmë taksën mbi fitimin 15 % të shumës së të dhënë në formën e donacionit për të dëmtuarit nga tragjedia. Kuptohet që mos të kemi avaze. Ky vendim hy në fuqi menjëherë sot, por nuk përfitojnë nga ky vendim ata që kanë dhuruar deri para 1 minuti. Kjo bëhet për të stimuluar të tjerët që të vazhdojnë dhe numri i atyre që do të mbështesin”.

 

SHKARKO APP