Rama ironizon mitingun e PD-së, e quan “pulë” deputetin e Shkodrës

 Kryeministri Edi Rama, në fund të fjalës së tij, shoqëruar me tensione në sallën e Kuvendit, tha se opozita duhet ta harrojë ëndrrën për zgjedhje të parakohshme dhe ironizoi mitingun e opozitës që do të organizohet më 8 dhjetor.

“Mitingun ta bëni, revolucionin ta ëndërroni. Po për sa kohë do vazhdoni të bëni mitingje duke ëndërruar revolucionin do mbeteni te llojet e vjetra të sportit që në fund të ditës do mbeteni vetëm. Që tu vinë shqiptarët prapa në atë lloj sporti, ajo kohë iku”, tha Rama.

Fjalimi i kryeministrit është shoqëruar me batuta të herë pas hershme drejtuar deputetëve të opozitës, që i ndërprisnin fjalën herë pas herë. “E di që ti s’ke respekt për pulat se të duket vetja më i mençur se një pulë, ndërsa unë duke të parë ty më rritet respekti për pulat”, i tha kryeministri deputetit të Shkodrës, Helidon Bushati.

 “T’ju flas ju për arsimin është njësoj si të predikosh kulturë në stallë. Kështu që unë nuk do flas për arsimin. Nëse keni pyetje bëjini do tu japë përgjigje”, iu drejtua Rama deputetëve të PD-së.

SHKARKO APP