Rama ironizon PD: Në kohën e tyre s’dihej kush ishte mjeku dhe pacienti
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish PD, duke thënë se në kohën e tyre nuk dihej kush ishte mjeku e pacienti ndërsa sot shëndetësia po përparon. Ai i tha mjekëve dhe infermierëve që duhet të bëjnë durim se do ecin më shumë.
“Sot na duhet vetëm që praktikat më të mira t’i aplikojmë siç duhet. Faleminderit për durimin, më vjen mirë që ne jemi ende këtu dhe tanimë të gjithë ju e shihni se puna për të transformuar këtë vend që e dini siç ishte dhe nuk dihej kush ishte mjeku e pacienti, shitësi, blerësi, kush kishte ardhur për të vizituar gjoksin e për të blerë sytjena, sot është tjetër gjë. Durim dhe durim sepse më e mirë është ende përpara”, tha Rama.