Rama: Ishulli i Sazanit hapet këtë verë

Ishulli i Sazanit këtë verë do të çelet për turistët. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë kryeministri Edi Rama me anë të një mesazhi në rrjetin social “Facebook”. “Kuriozitet i madh në faqet ndërkombëtare të turizmit për projektin tonë të çeljes së ishullit të Sazanit për Turistët”, citohet në mesazhin e Ramës, i cili nuk e ka fshehur aspak entuziazmin, ndërsa ka postuar dhe një nga faqet që merret me promovimin e turizmit, Lonely Planet. Kjo faqe i ka kushtuar nje lajm special idese se Agjencise Kombetare te Bregdetit per hapjen e ishullit te Sazanit per publikun.

Projekti tashme i hedhur ne leter ben fjale per nje qender te rendesishme turistike te bazuar ne pasurine historike dhe natyrore te ketij ishulli. “Ishulli i Sazanit është i vendosur në ngushticën e Otrantos, në jug të Shqipërisë, ku detet Jon dhe Adriatik bashkohen. Ajo është ende teknikisht një bazë ushtarake, e cila shërben për strehimin e patrullave detare. Ajo ka rreth 3600 bunkerë dhe tunele të shumta, e ndërtuar për sulme bërthamore, gjatë diktaturës komuniste. Ishulli i Sazanit ka një biodiversitet të rëndësishëm. Në Sazan ka dhe ndërtesa të braktisura, të cilat shërbenin për strehimin e 3000 mijë trupave ushtarakë si dhe një shkollë për fëmijët e tyre. Në Sazan mund të shkohet me një motoskaf, vetëm për gjysmë ore nga Vlora, ndërsa projekti që pritet të vihet në zbatim për një anije me linjë të përditshme është planifikuar të nis në qershor”, përfundon përshkrimin faqja ndërkombëtare e promovimit të turizmit”, citon "Lonely Planet".

SHKARKO APP