Rama: Ja çfarë do të ndodhë nesër në Vlorë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar këtë të shtunë se në vendin tonë ka pasur një fluks turistësh të huaj dhe se ndër të tjera, risia e Kalendarit do të përmbajë një sërë aktivitetesh argëtuese për ta.

Përmes postimit në rrjetin social “Facebook”, ai deklaroi se  Trupa e Operas do të përformojë mbrëmjen e nesërme në Lungomare në Vlorë, tek hapësira e rikrijuar përpara Shkollës së Marinës.

“Sezoni i sivjetëm turistik që po rezulton me një boom turistësh të huaj në bregdetin tonë, ka përveç të tjerash edhe risinë e Kalendarit të 500 aktiviteteve argëtuese përgjatë vijës bregdetare, që nga koncertet e të gjitha llojeve tek festat e kuzhinës, koncertet e të gjitha llojeve, organizimet në rrugët e trashëgimisë kulturore e aktivitetet sportive…

Swiss Digital Desktop Reklama

Nesër mbrëma, Trupa e Operas që është pjesë e këtij angazhimi të ri në funksion të sezonit turistik, zbret në Lungomaren e Vlorës me një performancë origjinale tek hapësira e rikrijuar përpara Shkollës së Marinës”, shkruan Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?