Rama: Ja kur rinis shërbimi taksi. Çfarë duhet të dinë taksistët dhe qytetarët
Kryeministri Edi Rama njoftoi se do të rinisin punën edhe shërbimet taksi, pas mbylljes së gjatë nga koronavirusi.
Në komunikimin live në “Faqebook”, kryeministri theksoi se nga java tjetër do të lejohet shërbimi taksi vetëm brenda qytetit, jo shërbimi ndërqytetas, si dhe vetëm me një person brenda mjetit, përveç shoferit.
Mes të tjerash, Rama tha se paga e luftës, që u është dhënë taksistëve, nuk do u merret, pavarësisht se po rikthehen në punë. Më poshtë gjeni vendimin për rihapjen e taksive, ku sqarohet gjithçka që duhet të kenë parasysh taksistët dhe qytetarët.
“Nga java e ardhshme, do të rinisin punën edhe taksitë, me jo më shumë se një person në mjet, paralelisht me shoferin. Qoftë taksitë, qoftë një pjesë e bizneseve që janë hapur, apo që do të hapen javën e ardhshme, përmbajnë një numër jo të vogël punonjësish, të cilët kanë përfituar nga paga e luftës. Çfarë është dhënë, nuk do të merret. Edhe pse taksitë kanë marrë një pjesë, ajo nuk do iu merret mbrapsht, pavarësisht se fillon puna”, deklaroi kryeministri Rama.