“Rama je antishqiptar”, shoqërohet qytetari që bërtiti në Bulevard
Aktualitet E Hënë, 20 Shtator 2021 14:54
Ndërsa Kryeministri Edi Rama bashkë me familjarë të viktimave të 21 janarit 2011, deputetë e përfaqësues të PS kryenin homazhe dhe vendosnin lule në Bulevard, një qytetar ka thyer heshtjen.
“BalkanWeb” raporton se qytetari ka bërtitur “Rama je antishqiptar” por kaq ka mjaftuar që policia ta shoqërojë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Një patrullë e policisë rrugore ka marrë burrin dhe e ka futur në makinën e policisë.

Burri, ende i paidentifikuar ka nisur me thirrje sapo Rama ka dalë nga Kryeministria dhe ka vijuar për disa minuta. Gazetarja Bezat tha se i njëjti person ka qenë aktiv dhe në protestën e studentëve.
KOHA JONË SONDAZH

