Rama: Jemi në dakordësi të plotë me presidentin, po na ndihmon në luftën ndaj Covid-19
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Presidenti Meta ka bërë detyrën e tij.
“Ka thënë gjërat e duhura për njerëzit. Ka ndihmuar me sa ka pasur mundësi dhe faktikisht, sa i takon kësaj lufte, nuk kam absolutisht asgjë që nuk jam në dakordësi me presidentin”, tha ai.
Duke folur në një intervistë televizive ai u pyet dhe për marrëdhëniet me opozitën. Kjo e fundit po bën politikë me situatën dhe sipas shefit të qeverisë, ky është fati i keq i shqiptarëve. “Me opozitën nuk kam si të jem në dakordësi. Është fatkeqësi kombëtare që dhe në këtë luftë të vazhdojë avazi i vjetër dhe pllaka e gramafonit të mos ndryshojë asnjë ditë. Është fatkeqësi që asnjë vend tjetër nuk e ka. Është taksirat i yni dhe i këtij populli”, tha ai.