Rama jep detaje për kampin e Ferrit ku janë ende disa shqiptarë
Kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje me operacionin e zhvilluar në kampin e luftës në Siri, duke bërë me dije se dy shqiptarë po mbahen peng, por ka preferuar që të mos i bëjë me dije emrat e tyre. Rama tha se ka qenë një nga më të vështirët pasi është rrezikuar edhe jeta e të përfshirëve në finalizimin e tij.
Si do të riintegrohen?
Rama: Do i drejtohen një strukture në Durrës dhe do të bëhen të gjitha ekzaminimet, do të kenë një periudhë karantinimi dhe pastaj sipas rastit do të çohen ose nëpër shtëpi, ose në struktura të posaçme. Bëhet fjalë për gra dhe fëmijë, kjo e bën më të lehtë këtë punë nga pikëpamja e sigurisë. Nga pikëpamja psikologjike jemi përgatitur.
Pse ishte një nga më të vështirët si operacion? A ka fëmijë të tjerë?
Rama: Zhvillohet në terren forcash që janë në luftë me njëra-tjetrën. Nuk janë kampe pushimi por luftrash. Është punë me persona të inflirtruar. Janë edhe njerëz që nuk shfaqen ose që janë pengje. Ka pasur rrezik për jetën e personave të përfshirë në operacion. Sa i përket numrit, është punë kërkimore, kemi nisur një numër profilesh prej fillimit kur janë bërë kontaktet. Është e paqartë sa mbeten brenda.
A janë identifikuar shqiptarët që refuzojnë të kthehen?
Ka raste sporadike, dy raste. Nuk them emra. Por janë pengje të personave të tjerë në kampe. Nuk shkëputen dot. Kanë frikë se nëse shkëputen mund t’u merret vdekja.
Kishin shprehur dëshirë për t’u atdhesuar?
Rama: Ka një bazë vullnetare, nuk i tërheqim dot me forcë