Rama jep lajmin e mirë: Bonusi i fundvitit për pensionistët do të jetë më i lartë
Kryeministri Edi Rama, thotë se sfidë e sfidave mbetet që të bëjmë çmos për t’i rritur pensionet, por duke mos rënë në kurthin e ushqimit të iluzioneve. Në një takim me aplikanët e platformës ”Deputeti që duam”, Rama u ndal te çështja e pensioneve.
”Sot jemi në pikën kur alternativa apo alternativat përballë qeverisjes së PS-së, ushqehen nga urrejtja ndaj nesh, nga mllefi, apo të dyja këto bashkë që degëzohen ose në qasje dhe veprime destruktive, ose në disa degëzime ku njerëz që i thonë vetes të rinj që përveç moshës së re nuk kanë asnjë gjë të re, përpiqen të mbingopin të tjerët me iluzione”, tha Rama.
Kreu i qeverisë siguroi se qeveria do të bëjë gjithçka dhe duke filluar nga ky vit, bonusi i fundvitit për pensionsitët do të jetë më i lartë se sa ai tradicionali. ”Ne kemi një ekonomi që mund të na e japi atë që ne duhet të marrim prej saj për t’ja kaluar pensionistëve. Këtu është dallimi i madh mes nesh dhe atyre që vijnë vërdallë sepse ata dinë vetëm një gjë, duan të rrëzojnë qeverinë e PS-së, por se çfarë të bëjnë pastaj me pushtetin nuk është e vështirë ta parashikosh”, tha Rama.