Rama jep lajmin e mirë për fermerët: Ja kur nisin aplikimet për subvencione
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë fermerët, pasi shumë shpejt do të nisin aplikimet për të përfituar nga subvencionet.
Përmes një postimi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Rama theksoi se duke nisur nga data 28 shkurt do të nisin aplikimet.
Po ashtu ai ka publikuar edhe një video informuese për ta.
MESAZHI I RAMES
MIRËMËNGJES ?
dhe me lajmin e mirë se që prej datës 28 shkurt të gjithë fermerët me NIPT mund të aplikojnë për të përfituar mbështetje financiare për projektet e tyre në skemën kombëtare të mbështetjes për bujqësinë pranë agropikave e zyrave rajonale të bujqësise, PA ASNJË DOKUMENT SHTESË, ju uroj një javë të mbarë ??????
KOHA JONË SONDAZH

