Rama jep lajmin për Fushë-Krujën: Krahas rindërtimit, në 2021 do të keni 24 orë ujë në ditë
Kryeministri Edi Rama njofton se përveç rindërtimit të lagjes së re, Fushë- Kruja do të ketë edhe ujë 24 orë.
Rama thotë se pas ujësjellësit të ndërtuar 40 vite më parë, dhe pavarësisht edhe atij të 2005- 2006 që i siguronte banorëve 8-10 orë ujë në dotë, banorët e Fushë- Krujës do të kenë një rrjet të tri të shpërndarjes së ujësjellësit 24.9 km.
Më tej ai shton se po punohet që në 2021 ky rrjet i ri të finalizohet, dhe krahas lagjes së re ku do të strehohen ata që humbën banesat nga tërmeti i 26 nëntorit, të gjithë të kenë për herë të parë 24 orë ujë në ditë.
STATUSI NGA EDI RAMA
?KANTIERI I UJIT në Fushë Krujë, ndërtuar 40 vite më parë dhe megjithë një investim në 2005-2006, për banorët e zonës me furnizim maksimal arrin nga 8 deri 10 orë ujë në ditë.
➡️ Sot po punohet që në vitin 2021 krahas rindërtimit pas tërmetit në Fushë Krujë, banorët të kenë 24 orë ujë në çezma me cilësi pas ndërtimit nga e para të 24.9 km rrjet të ri shpërndarjeje?