Rama: Jo vetëm refugjatët, po mendoj të marr dhe marsianët

Ndërkohë që dje disa media ndërkombëtare shkruanin se në zyrën e BE-së kishte një plan të qartë për ndërtimin e një kampi të ish-luftëtarëve të ISIS-it në Shqipëri ose Tunizi, kryeministri Edi Rama gjen vend të bëjë batuta.

Ai i është përgjigjur një komenti në rrjetet sociale, duke thënë se ka në mendje të sjellë edhe marsianë në Shqipëri.

Komentuesi: Lëre sheshin komunist, po shiko atë punën e refugjatëve. Nuk na duhet BE me këto kushte, ose po dhe vistën ke dhënë dhe tenden.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama: Po po, do shikoj edhe punën e marsianëve që do zbarkojnë në Shqiperi, patjetër? Lum budallai që hedh gurin në lumë dhe gjen kaq shumë të mençur që zhyten e nuk e gjejnë dot.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?