Rama: Ka media që bëjnë presione me lajme të rreme! Kam rrjetet sociale ku them të vërtetën
Kohët e fundit ka një përplasje të kryeministrit Edi Rama me disa media në vend. Në ”Real Story”, Rama ka deklaruar se ka media që bëjnë presione me lajme të rreme, por ai shprehet se nuk e shqetëson kjo gjë pasi ka median e tij më të fuqishme, referuar këtu rrjeteve të tij sociale.
”Jemi në kushtet e një bote mediatike të uzurpuar. Problemi është se publiku gënjehet në mënyrë permanente përmes gjysmë të vërtetash, jemi përpjekur që të mbajmë ekuilibër në raport me mediat, shumëkush është përpjekur që të tregoj që këtu ka pasur një marrëdhënie më jep të të jap, dhe e kundërta, por kjo nuk është e vërtetë.
Kemi respektuar të drejtën e çdo pronari dhe nuk kemi bërë asgjë për të “blerë” apo “në kontroll mediat”, fatkeqësi që në ekranet kombëtare disinformimi është normë, ne do imponohemi me faktet dhe rezultatet”- tha kryeministri.