Rama: Kantierët e Rilindjes urbane në bregdetin e Jonit

 

Nga Edi Rama.

Dje në Himarë dhe Qeparo për ndjekjen e investimeve të reja në kuadrin e programit të Rilindjes Urbane. Ndërhyrja që e kthen vijën bregdetare të Himarës nga një zonë të ndotur, në një mjedis urban të transformuar cilësisht, do të shtrihet më tej me portin e ri turistik si edhe brenda qytetit, për krijimin e qendrës administrative me sheshin e saj, si në çdo qytet të vogël turistik të Mesdheut. Po ashtu vazhdon faza e dytë e projektit të vijës bregdetare të Qeparoit ku deri qershorin e ardhshëm përfundon puna për transformimin e plotë të gjirit të mrekullueshëm në një hapësirë turistike mesdhetare. Nga ana tjetër, po përfundojnë përgatitjet për projektet e Rilindjes Urbane për plazhet e Dhërmiut dhe Jalës; si edhe me kthimin në identitet të fshatrave të Vunoit e të Dhërmiut në funksion të mbrojtjes dhe promovimit turistik të tyre. Ky program që përmban edhe një sërë elementësh të tjerë për furnizimin me ujë, përpunimin e mbetjeve, vaditjen e kullimin e tokës bujqësore, etj, do t’i japë mundësi të reja zhvillimi ekonomik e social jo vetëm vijës së Jonit po edhe vetë ekonomisë sonë kombëtare.

SHKARKO APP