Rama: Kati i parë i Kryeministrisë do jetë i hapur për publikun

 

Kryeministri Edi Rama u shpreh se së shpejti kati i parë i kryeministrisë do të jetë i hapur për publikun.

Deklaratën Rama e bëri gjatë seancës së sotme Parlamentare ndërsa po fliste për investimet në institucionin e Kryeministrisë dhe Ministrisë së Jashtme.

Kryeministria që të gjithë katin e parë që ne po e transformojmë, si ta linim ashtu, do e bëjmë qendër për publikun dhe do ja japim publikut katin e parë sa për dijeni. Ajo që kishit ju ishte një skandal, arkivat e gjithë historisë së shtetit shqiptar të lëna mes minjve, po unë e di juve ju pëlqen kjo gjë, ai gardhi që kishit rrotull, për çdo departament nga një gjenerator e transformator”, tha Rama.

Në lidhje me akuzat e PD për punimet tek Ministria e Jashtme si shpenzime të kota, Rama sqaroi se është investim i Emirateve të Bashkuara Arabe në formë dhurate, pasi panë gjendjen e mjerueshme ku ishte Ministria.

Ministri i Jashtëm i Emirateve kur erdhi në kryeministri më thotë Ministrinë e Jashtme si e keni lënë ashtu. I thashë na jep t’i para dhe e rregullojmë ne. Ajo është dhuratë e Ministrisë së Jashtme të Emirateve të Bashkuara për Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë”, tha Rama.

SHKARKO APP