Rama: Kemi fituar besimin e partnerëve europianë, brenda 2027 jemi pjesë e BE-së

Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin ”Të Paekspozuarit”, tha se Bashkimi Europian ka ndryshuar qasjen ndaj zgjerimit dhe tashmë Shqipëria ka një afat konkret për anëtarësim, midis viteve 2024-2027. Për të vendi ka krijuar besim te partnerët europianë dhe përgatitjet e bëra kanë lënë përshtypje pozitive.

”Kjo ka ndodhur kur ne i kemi bërë të gjitha për të hapur negociatat dhe KE i thotë kryeministrave që ti hapim dhe dilte njëri që i thoshte jo. BE është shtëpi e të pasurve dhe jo të varfërve. Dera rri mbyllur dhe që të hapet duhet ë bien të 27 dakord ta hapin. E hapin kur ata krijojnë një besim dhe kur kanë interesa e hapin derën.

Sot ne u jemi gjendur gati dhe sot ata janë në kushtet që duan të zgjerojnë BE dhe janë të etur për të dhënë mesazhin përtej BE që ata po zgjerohen dhe unifikohen. Kështu ndryshojë komplet politika e zgjerimit dhe sot na kanë dhënë një afat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot ne kemi një afat dhe ata kanë mbetur të impresionuar kur panë përgatitjen që kemi bërë ne dhe na kanë dhënë afatin 2024-2027 dhe thonë nëse i bëni të gjitha këto ne do u marrim brenda 2027.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mua më duket çudi kur shkon letra në parlamentin holandez dhe kalon pa asnjë lloj dhe lisho fare sepse kemi krijuar besim. Nëse do të hyjmë te të dhënat dhe vlerësimet e tyre do të shohim që jemi shumë lart nga perceptimi i shumicës. Jemi në një pozicion tjetër sot”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?