Rama kërkon mandat të tretë/ Dade: Nuk besoj dhe nuk duhet që ta fitojë

Ish-deputetja e PS-së, Arta Dade, thotë se reformat e qeverisë duhen vlerësuar, por sipas saj, problemi është a po çohen deri në fund apo jo. E pyetur nëse kryeministri Edi Rama do ta fitojë një mandat të tretë, Dade u përgjigj shkurt ”Nuk besoj dhe nuk duhet që ta fitojë”, u shpreh Dade e ftuar në A2. Në lidhje me aksionin e Presidentit Ilir Meta, Dade deklaroi ”Presidenti është provokuar në kryerjen e detyrës së tij dhe në mjaft akte antikushtetuese dhe mesa duket, provokimet e kanë detyruar të ndërmarrë këtë hap”.

SHKARKO APP