Rama kërkon votën e shqiptarëve në Selanik: Ta bëjmë Shqipërinë anëtare në BE brenda vitit 2030
“Dikur merrnit rrugën për në atdhe, sot jeni votues me të drejta të plota”, Rama kërkon votën e shqiptarëve në Selanik: Ta bëjmë Shqipërinë anëtare në BE brenda vitit 2030
Kryeministri Edi Rama kërkoi votën e shqiptarëve në takimin që zhvilloi sot në Selanik, me premtimin për ta bërë Shqipërinë anëtare me të drejta të plota në Bashkimin Europian brenda vitit 2030.
Kreu i qeverisë, njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste, theksoi se për herë të parë, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, shqiptarët e Diasporës kanë të drejtë vote dhe shqiptarët që jetojnë në Greqi nuk kanë pse udhëtojnë drejt Shqipërisë, për të qenë në qendrat e votimit ditën e zgjedhjeve.
Edi Rama: Avazet kush keni qenë ju e kush ne nuk na çojnë asgjëkundi. Bëhen gropa në rrugën europiane të vendeve. Në rrugën që duam apo nuk duam, është e përbashkët, prandaj duke parë të shkuarën me sytë e së ardhmes, politika duhet të kërkojë arsyet për të gjetur se sa të shumta janë mundësinë e përbashkëta. Në dispozicion të zhvillimit dhe mirëqenies së dy popujve. Të dashur bashkëqytetarë këtu në Selanik dhe Greqi, kjo është ditë e veçantë për mua, se ju sot këtu nuk jeni thjesht bashkëqytetar jashtë atdheut me një të drejtë vote në Shqipëri, që kush ka munduar e ka ushtruar duke marrë rrugën. Sot jeni votues, që për herë të parë gëzoni të drejtën për të votuar këtu ku jeni nga shtëpia juauj, ju e dini që më është dashur të përpiqem gjatë bashkë me shokët e mi, për ta bërë realitet këtë premtim të dhënë kohë më parë, që s’e mbajtëm dot më parë, se ishte e pamundur pa marrë votat e palës tjetër. Me plot gojën ju them se në pranverën e ardhshme ju kërkoj votën tuaj, për ta bërë Shqipërinë e 2030, anëtare me të drejta të plota në BE, për t’i dhënë Shqipërisë të njëjtën mundësi që ju i keni dhënë familjeve tona, që të përfitojë nga jetesa brenda familjes europiane. Për të bërë të mundur që së bashku me shqiptarët e Shqipërisë, dhe kudo, të ngremë flamurin e Ismail Qemalit në Bruksel brenda kësaj dekade.
Më të moshuarit këtu, janë ata që e dinë më mirë se të tjerët, se sot nuk jeni më ata që ishit kur i hytë detit në këmbë, por as Shqipëria nuk është ajo që ishte 11 vite më parë, kur unë me PS morën detyrën të udhëhiqnim Shqipërinë kundër erës së paragjykimeve nga bota, që ishin mësuar ta shihnin pa respekt. Ka akoma shumë për të bërë, por nga askush nuk shihet dot më pa respekt. Kur mora detyrën, rruga europiane e Shqipërisë ishte e bllokuar dhe flamuri kuqezi kishte rënë shumë poshtë nëpër botë.
Në fjalën e tij me emigrantët në Selanik, kryeministri tha se Reformën në Drejtësi nuk e bëri SHBA, por ishte vullneti i PS. Kreu i qeverisë, nuk ia mohon kontributin që kanë dhënë SHBA dhe BE, por thotë se “Amerika aty ka qenë edhe më parë, por nuk ishte berë reformë”.
Po ashtu, Rama ironizoi edhe opozitën dhe Sali Berishën, duke thënë se “Pa SHBA dhe BE nuk do të nënshtroheshin dot ata që bërtasin në penxhere”.
“Pa mbështetjen e SHBA dhe BE ne nuk do tja dilnim dot kësaj reformë pse sepse nuk dot ta nënshtronim dot rezidencën e paepur të atyre që sot ulërijnë nga penxheret e kateve të larta. Por të mendosh se kjo do ndodhte pa PS dhe të mendosh se Shqipëria sot ka një tjetër forcë përveç PS, është si ajo shprehja merre me lëng se mishi mbaroi”, tha Rama.
Edi Rama: Nëse kjo do të ishte e vërtetë atëherë gijotina e një drejtësie teatrale që do dirigjohej nga qeveria nuk do kishte prerë koka nga radhët tona. Nëse qeveria ka kontroll mbi drejtësinë, drejtësia nuk hyn dot në radhët e njerëzve të qeverisë.
Ka edhe një ekstrem tjetër që reformën e bëri Amerika, edhe kjo është pa aq e vërtetë, se aty ishte Amerika para se ne ti hynim detit në këmbë. Amerika është aty edhe në vendet e tjera të Rajonit, por vetëm në Shqipëri është bërë e mundur ajo që po ndodh. Pyetja është e thjesht: nëse Amerika pse nuk na e solli më parë, por na la të jetonim nën thundrën e korrupsionit për kaq shumë vite? Sepse as Amerika dhe as BE as mund ta bënin dhe as nuk e bëjnë dot këtë reformë nëse nuk gjendet forca e brendshme për të udhëhequr këtë proces. Shqipëria e ka këtë forcë të brendshme.
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar para shqiptarëve në Selanik se si do të funksionojë procedura e votimit për emigrantët në zgjedhjet e ardhshme.
Rama u shpreh se votimi do të bëhet me postë dhe fleta e votimit do të vijë me zarf te shqiptarët emigrantë.
Ai zbuloi se po diskutohet që qeveria shqiptare të mbështesë financiarisht dërgimin mbrapsht të fletave të votimit që mos të ketë kosto për votuesit e parë në historinë shqiptare nga jashtë vendit.
Megjithatë, ai theksoi se në proceset e ardhshme zgjedhore kjo mbështetje mund të mos jetë.
“Votimi në zgjedhjet e ardhshme do përfshijë gjithë shqiptarët. për ata që banojnë jashtë dhe duan të votojnë nga aty ku banojnë do bëhet me postë, fleta do vijë me zarf dhe po diskutojmë për ta mbështetur edhe dërgimin mbrapsht që mos të ketë kosto për ata që do jenë votuesit e parë në histori nga jashtë vendit. Në zgjedhjet e tjera mund edhe të mos bëhet kjo mbështetje”, tha Rama.