Rama: Këtë vit në plazhe publike, pa shezlonge e salltanete
Kryeministri Edi Rama, përmes një video live në facebook, ka bërë me dije se këtë verë do të ketë më shumë plazhe publike se private. “Plazhet këtë vit do të jenë shumë më tepër publike se private. Do të jemi shumë strikt me këtë, kjo e keqe do vijë me të mirën, që do ketë më shumë hapësirë për shqiptarët apa iu dalë përbapa një njeri me hu në dorë që kjo është ”ronë e nxanun”. Duke zgjedhur hapësirën në palzhin publi. Patjetër që ku ka hotele do ketë plazhe private, aty ku janë plazhe të populluara do gjendjet një zgjedhje. Plazh pa salltanete të mëdha, pa ato shazllone që s’të lënë të shohësh as rënën dhe të kalosh në fije të perit mbi trupat e njerëzve”.