Rama: Kjo luftë kërcënon të marrë mijëra jetë. Mos u ankoni për oraret (VIDEO)

Si çdo ditë edhe këtë të dielë, kryeministri Edi Rama gjatë një video live nga shtëpia e tij në Surrel, tha se kjo luftë me Covid-19 kërcënon që të marrë mijëra jetë. Nga ana tjetër, kreu i qeverisë tha se operacionet humanitare për t’i qëndruar pranë të varfërve, pensionistëve të vetmuar, dhe personave të prekur nga tërmeti që janë ende në  çadër, të mos u mungojë ushqimi. Deri dje tha kryeministri Rama në një video-mesazh për shqiptarët, është arritur të ndihmohen mbi 14 mijë persona. Nga ana tjetër, kryeministri nuk i kurseu kritkat për ata që sipas tij mohojnë marrjen e masave serioze nga ana e qeverisë.

“Për disa të tjerë që nuk rrin dot pa e treguar veten me komente të turpshme, shohin videot dhe flasin për show, po çfarë show u ja marrtë e mira, që e po e përdorni gabim, ku e patë vjedhjen nga shtëpia, o ju marrtë e mira.
Ku e patë kur jeni në shtëpi me Iphone, ja ku më keni mua më shani e kërdisni sa të doni por respektoni ata që po ndihmojnë në terren. Ne po bëjmë gjithçka dimë dhe sa mundemi. Nuk duam lëvdata se kjo është puna jonë, por ama duhet solidaritet dhe respekt për ata që po luftojnë. Nesër në 5 të mëngjësit do hapet qarkullimi për ata që do shkojnë në punë deri në orën 1. Shoh që prapë ankoheni, këto orare nuk janë për qejf, po janë për përballimin e një lufte që mund të marri mijëra njerëz me vete. Të durojmë të presim, të jemi rigoroz në këtë luftë. Mos të turremi të gjithë në 12 nëpër dyqane”.

Rama foli edhe për mendimet që Shqipëria duhet të izolohet totalisht për dy javë. “Disa thoni mbylluni për dy javë pa dalë fare. Po mirë, po për të ngrënë si do ia bëjmë nëse nuk kemi mundësi të bëjmë pazar, të paktën një herë në ditë. Pse të mos zbatojmë rregullat? Pse të mos jemi rigorozë në këtë luftë? Pse nuk na mjaftojnë 8 orë për të blerë bukën dhe ushqimet e tjera dhe për t’u kthyer në shtëpi? Duhet të zgjohemi herët dhe duam të turremi të tërë në orën 10 dhe 12 nëpër dyqane dhe rrugë dhe kjo nuk shkon fare dhe nuk do ta lejojmë”.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/614189952467831/

 

SHKARKO APP