Rama: Koha e duhur për të investuar në Shqipëri

”Match-Maker Albania 2025” nisi këtë të enjte në Tiranë, me mbi 1000 pjesëmarrës nga 37 shtete, ku mori pjesë edhe kryeministri Rama. Ai ftoi investitorët e huaj të kenë në konsideratë Shqipërinë pasi sipas tij është koha më e duhur për të bërë investime.

“Është koha për të blerë qoftë edhe një gur në Shqipëri sepse nesër do të jetë vonë. Nesër të gjithë do të duan të vijnë, të gjithë do të duan të blejnë dhe do të jetë shumë e shtrenjtë për shumicën prej jush. Kështu që çfarë doni që të blini, blijeni tani.

Çfarë do të donit të bënit, bëjeni tani. Sa do të doni që të bëni në fitime, bëjeni tani sepse është një moment në kohë ku Shqipëria nis të lulëzojë dhe ende nuk është plotësisht e njohur për potencialin që ka”, tha Rama.

Kreu i qeverisë shtoi edhe se çdo cep i Shqipërisë është një mundësi e mirë investimi, por duhen pasur në konsideratë malet. “Ka diçka që vazhdon të jetë shumë e lirë në Shqipëri që është gjithçka që dikush mund të kërkojë në male. Më e mira është në male dhe çfarëdo që të bëj dikush sot në male është diçka që do ti shpërblehet në një mënyrë të shumëfishtë dhe me shifra të shumëfishta në një të ardhme jo të largët, por të afërt”, tha Rama.

SHKARKO APP