Rama komenton qëndrimin e kandidatit të ”BF”: Himara, tjetër shembull i faqes së zezë të Berishës dhe Metës

Kryeministri Edi Rama ngriti sërish shqetësimin për deklaratat e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë“ në Himarë për helenizimin e Himarës. Në takimin përmbyllës elektoral në Lushnjë, Rama tha se Himara është një tjetër shembull i faqes së zezë të Berishës dhe Metës.

“Nëse doni një shembull tjetër të faqes së tyre të zezë shikoni Himarë. Këta patriotë të mëdhenj që dëgjoni që mbrojnë Kosovën nga unë, që luftojnë Serbinë, mbrojnë Ballkanin. Ku në mbrojtjen e Kosovës e luftën me Serbinë ata s’kanë asgjë në dorë dhe bëjnë vetë broçkulla. Në të vetmin rast që kishin diçka në dorë, që të mos i jepnin të drejtën atij drurit që ka dalë kandidat në Himarë dhe që me paturpësinë më të madhe, shëmbëlltyre e skutave më të thella të së kaluarës që nuk i gjen më sot në Greqi të qarqeve më të errëta folk-nacionaliste të së shkuarës, që thotë që do të helenizojë Himarën, do të vë në vend padrejtësitë e 60 viteve, që është analfabet funksional. por goja e tij është në gjendje të artikulojë ato gjëra të zeza, që kaq shumë i ka vuajtur miqësia jonë me Greqinë, patriotët shqiptarë në të shkuarën. Dhe sot na del ku fant spathi në Himarë, i hedhur si kartë bixhozi nga faqja e zezë e Shqipërisë, SaLike fLoriri”, u shpreh Kryeministri.

Po ashtu Rama theksoi se e bënte këtë deklaratë në Lushnjë sepse sipas tij, të djathtët e Lushnjës janë shumë patriotë. “A nuk ndjeni ju përgjegjësi në rast se shkoni i jepni votën atyre faqezinjve, që s’u them unë por komuniteti ndërkombëtar që ju ka vënë damkën: të padëshiruar në ballë”, iu drejtua Rama demokratëve të Lushnjës.

SHKARKO APP