“Rama” kontrollon protestën nga tarraca e Kryeministrisë

Forcat policore do të jenë të shumta në protestën e organizuar sot nga Opozita. Rreth kryeministrisë janë mbledhur forca të shumta policore, në mënyrë që të shmanget çdo incident i mundshëm në tubimin e sotëm.

Policia nuk ka informacione për skenare që cenojnë rendin, por po implementon në terren planin e masave anti-tubim. Garda do të shtojë sigurinë në institucionet që shtrihen përgjatë bulevardit “Dëshmoret e Kombit”, kryesisht Kryeministrisë.

Në tarracën e kryeministrisë qëndrojnë policë që monitorojnë protestën me dylbi dhe qëndrojnë të gatshëm për të parë incidente që mund të ndodhin. Në bulevard janë montuar dhe kamera me revolucion të larte që do të monitorojnë tubimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?