Rama krah Erdoganit në Tiranë: Duhen më shumë investime të drejtëpërdrejta në sektorin e turizmit
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan dhe kryeministri Edi Rama pasi nënshkruan disa marrëveshje, kanë dalë me deklaratën e përbashkët për shtyp.
”Ramë dakord që duhet të bëhet më shumë për investime të drejtëpërdrejta nga ana turke në sektorin e turizmit, ku e dimë të gjithë që Turqia ka bërë një transformim marramendës dhe është kthyer në një vend që mikpret miliona turistë dhe ka një kapacitet të dijes në nivelin e ekselencës që për ne do të ishte shumë i vyer.
Më e mirëpritura është firmosja e marrëveshjes për Universitetin Teknik të Stambollit në Tiranë. Jemi shumë të interesesuar dhe shumë të përmbushur sot në fuqizimin e ushtrisë së republikës së Shqipërisë dhe fuqizimin e kësaj marrëdhënieje në aspektin ushtarak”,-tha Rama.