Rama krijon një ministri të re, ja posti i Elisa Spiropalit

Deputetja e PS-së, Elisa Spiropali do të ketë postin e Ministres me Parlamentin. Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama vlerësoi se është domosdoshmëri rikthimi i kësaj ministrie në kabinetin qeveritar.

“Vlera më e madhe e luajalitetit ndaj PS-së, në eksperiencën time si kryeministër, është ky grup parlamentar që kemi sot. Jam shumë i keqardhur që ky grup parlamentar goditet shumë herë në mënyrë barbare nga muskujt që kemi fatkeqësinë të kemi opozitë”, tha Rama.

Ai vlerësoi se grupi parlamentar i PS-së përbëhet nga njerëz me një sens përgjegjëise politike të artë dhe me një sens luajaliteti të lartë. “Ata kanë merituar më shumë nga qeveria dhe çdo ministër dhe jam i bindur se janë të kënaqur që shumë ministra do t’i kenë në gjirin e tyre për t’i rehabilituar nga pikëpamja e humanizmit dhe për të përfituar nga eksperienca e tyre, pa diskutim”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Elisa Spiropali, sipas tij, do të jetë një urë e vazhdueshme komunikimi mes të dyja palëve si deputete shumë aktive e grupit dhe kolege që e respektojnë dhe vlerësojnë të gjithë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?