Rama, kritika të ashpra kryebashkiakëve për situatën e ujësjellsave: Ne rrisim investimet, ju rrisni humbjet!
Kryeministri Edi Rama në një mbledhje me të gjithë kryebashkiakët në vend ka deklaruar se Bashkia e Vlorës ka humbjet më të mëdha në rrjetin e ujësjellës kanalizimeve.
“Po marr kampionen, bashkinë e Vlorës 78.9 % humbje. Një kompani e falimentuar si piramidë që vazhdon merr para nga shteti, dhe si lapidar abuzimi me faktin që uji është jetik dhe jo një mall që mund të trajtohet si cdo mall tjetër”.
Rama ka vënë theksin dhe tek numri i punonjësve që kanë këto ndërmarrje, që tha se janë përtej cdo standarti dhe norme.
Si mund të vazhdojë kjo histori? Si mundet që numri i punonjësve të ujësjellsave është sa një armatë e një shteti 10 herë më të madh se Shqipëria?”.
Rama zbuloi se shuma që qeveria shqiptare ka vënë në dispozicion të transformimit të sektort të ujit është mbi 1 miliardë euro.
“Të jemi saktë fare, është 1 miliardë e afro 200 milionë euro”.