Rama: Kush thyen rregullat do përfundojë në burg

Përmes një video live në facebook, kryeministri Edi Rama tha se janë të patolerueshme pamje si ato në tregun e Kombinatit në Tiranë me grumbuj qytetarësh pa asnjë distancë mbrojtësë. Nga ana tjetër, kreu i qeverisë tha se përqëndrimi i problematikës vetëm në një zonë tregon se problemi nuk është tek fashat orare të vendosura për të dalë nga shtëpia. Rama bëri me dije se do të zgjahet fasha e orareve por që do të ashpërsojmë dënimet. ”Ata që abuzojnë do të shkojnë deri në heqje lirie, më pas do të lejojmë automjetet private për të gjithë punonjësit që kanë aktivitet. Më pas do të lejojmë edhe hapjen e dyqaneve, por do të vendosen rregulla se si do të shërbehet dhe shkelja e tyre do të dënohet deri në heqje lirie”.

Pjesë nga deklarata

Jam mërzitur nga pamjet skandaloze të tregut të kombinatit, janë të patolerueshme dhe përbëjnë një konfirmim të nevojës për të ecur me masat ndëshkuese për të pabindurit. Po mendojmë ta hapim pikatoren e lehtësimeve për masën e madhe që po bëjnë rezistencën e duhur. Duam të lehtësojmë pak lëvizjen tani që kemi konsoliduar mekanizmin për leje daljet e vetëm një anëtari të familjes. Të lehtësojmë shërbimet bankare që edhe si rrjedhojë e paketës mbështetëse bankat duhet të përballojnë më shumë fluks. Të lehtësojmë lëvizjen e automjeteve private, të atyre që vijnë në punë të autorizuar të kenë një fashë më të zgjatur.

Ata që i kanë mbyllur njësitë individuale tregtare, përveç bare, restorante e palestra ku mblidhen shumë njerëz. Por këto kërkojnë vetëdije të larta, dhe masa të reja ndëshkimore për shkelësit. Ajo që ndodhi në Kombinat nuk ndodhi javën e kaluar, nuk është çështja tek fasha orare, as tek liri dalje për pazare në një kohë, por tek lirimi i disa zinxhirëve mbrojtës që kujtojnë se hajt se kaloi, apo se kërcënimi i një katastrofe me mijëra të vdekur nuk është real. Më e keqja nuk ka kaluar dhe mund të ndodhë sa hap sytë dhe mund të na marrë me vete.

Për këtë mjafton disa njerëz hileqarë që kujtojnë se ja hedhin edhe virusit. Kjo ndodh vetëm në tregun e Kombinatit dhe tek tuk diku tjetër, por kjo del e tepron për t’i bërë gjëmën gjithë Shqipërisë. po të ishte halli i një orëshit do ndodhte me të gjithë, po të vinte nga pamundësia për të bërë me korrektesë detyrën do ishte një fenomen e do na kishte rënë zjarri me kohë.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/539938203567910/

SHKARKO APP