Rama: Ky ekip meriton respekt, po ndeshemi si të barabartë

Kryeministri Edi Rama ka dashur të inkurajojë tifozët e zhgënjyer pas humbjes në minutën e fundit me Portugalinë.

Rama thotë se djemtë e Kombëtares meritojnë respekt dhe mirënjohje, pasi tashmë ekipi ynë luan si i barabartë me super ekipe si Portugalia.

“Kuqezinjte meritojne mirenjohjen tone qe tashme ndeshemi si te barabarte me superskuadra si kjo e sotmja! #Respekt”, shkruan Rama. 

SHKARKO APP