Rama “kyç” gojën në Korçë, asnjë koment për audiopërgjimet
Kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar të bëjë asnjë koment në lidhje me audiopërgjimet e bëra publike nga gazeta gjermane Bild, mes kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako dhe Astrit Avdylajt për blerjen e votave.
Teksa kryeministri ka vizituar çadrat ku janë strehuar disa banorë që u prekën nga tërmeti në Floq, të Korçës, gazetarët e kanë pyetur edhe për këtë çështje. Por kryeministri nuk ka pranuar të bëjë asnjë koment.
Përgjimet mesa duket pritet të trazojnë akoma më shumë situatën politike në vend.


KOHA JONË SONDAZH

